Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit për 13 të marta radhazi

19/03/2019 - 18:20

“Shën Ndou iu ndihmoftë!”. Kjo është përshëndetja që i bëjnë njëri-tjetrit pelegrinët që i drejtohen kishës së Shën Ndout, në Laç.

Nga sot nisin 13 të martat, ku mijëra pelegrinë nga i gjithë vendi, të bindjeve dhe besimeve të ndryshme fetare, ngjiten në malin e shenjtë, në kishën e Shën Ndout, në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për t’iu plotësuar dëshirat.

Pelegrinët ngjiten në këtë mal, duke kryer gjatë të gjithë rrugës rite të ndryshme, si vendosjen e rrobave, përshkimin e shenjave të ndryshme në gurë dhe mure, ndezja e qirinjve, vizita te shpella e Shën Vlashit, si dhe marrja pjesë në meshën tradicionale që kremtohet me këtë rast.

Një rrugë vërtet e gjatë, e lartë dhe me shkallë të lodhshme, por askush nuk ankohet. Të gjithë, pasi mbërrijnë në krye shprehen se është rruga e mrekullive, e shpresës dhe ndihmës së pritur nga shenjti dhe askush nuk ndien lodhje, përveçse harmoni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, këtë të diel kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se caktimet e përkohshme të kryera nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe më

Më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane do të mbahen zgjedhjet lokale në Itali.

Moti i keq me shi dhe temperatura e ulëta na ka thënë “mirupafshim”, të paktën për këtë javë.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për