Nis puna për ndërtimin e lagjes moderne në Ishëm, ja si pritet të transformohet (FOTO)

09/05/2021 - 19:15

Një lagje e re pritet të nisë të ndërtohet në Ishëm, për personat e mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjete sociale, bashkia Durrës bën të ditur se ka nisur punën për sistemimin e terrenit, ku do të ndërtohen 44 shtëpi nga shoqata “Rrënjë shqiptare”.

Së bashku me shtëpitë, projekti parashikon ndërtimin edhe të muzeut “Ibrahim Kodra” dhe të bibliotekës “Mbretëresha Geraldinë”.

Në fotot që shoqërojnë fillimin e punimeve, bashkia ka përfshirë edhe foto nga projekti përfundimtar, si pritet të jetë pamja finale që do të marrë kjo zonë pas realizimit të të gjithë inspektimit.

“Bashkia e Durrësit vijon punën për sistemimin e terrenit ku do të ndërtohet një lagje e re në Ishëm.

Në këtë terren shoqata Rrënjë Shqiptare do të ndërtojë 44 banesa, muzeun Ibrahim Kodra dhe një bibliotekë, lagje moderne për familjet e dëmtuara nga tërmeti që do të jetojnë në shtëpi të reja dhe shumë më të sigurta se ato që kanë patur”,- bën të ditur bashkia.

Bashkia e Durrësit vijon punën për sistemimin e terrenit ku do të ndërtohet një lagje e re në Ishëm.  Në këtë...

Posted by Bashkia Durres on Sunday, May 9, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës është zgjedhur zv/president i Forumit Adriatiko-Jonian të Dhomave të Tregtisë.

Policia e Korçës ka publikuar detaje dhe pamjet e operacionit në fshatin Podgori që çoi në arrestimin e një 23-vjeçari që tentoi të vrist