Nis shembja e godinës 5-katëshe pranë Urës së Dajlanit, sa objekte pritet të prishen sot (FOTO)

06/12/2019 - 09:15

Vazhdon shembja e objekteve në Durrës, të cilat janë vlerësuar nga grupi i ekspertëve me risk të lartë.

Mëngjesin e kësaj të premteje, filloi prishja e një ndërtimi të përcaktuar nga grupi i inxhinierëve dhe me vendim të IKMT-së dhe IMTV-së te rruga dytësore pranë Urës së Dajlanit në Plazh.

Objekti në fjalë është 5-katësh dhe shembja po bëhet me fadromë. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të vijojë procesi i shembjes së 6 objekteve të tjera në Durrës dhe në zonën e ish-Kënetës, bënë me dije për “DurrësLajm” burime nga Policia Bashkiake.

Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit si dhe grupi i zjarrfikëseve kanë marrë masa për prishjen e objektit në mënyrë të sigurt.

Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 - 05.12.2019 me shembjen e djeshme të objektit 3-katësh në Shkozet, janë shembur gjithsej 28 objekte: 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe 18 objekte në Bashkinë Durrës.

Numri në total deri më tani i objekteve për t’u prishur në Durrës, ka shkuar në 70, sipas zv.ministres së brendshme Rovena Voda. Shumë i lartë është numri i objekteve që do të shemben në Shijak, plot 285.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i madh ka përshirë zonën pyjore në Çardhak të Devollit.

Përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri më datat 13-14 shkurt.

Në vetëm një vit ekzistencë, Century 21 EON, që operon në Durrës ka arritur rezultate impresionuese.

Urdhëri i dëbimit i nxjerrë nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, ngre dyshime të forta se atij ju mohua hapur e dre

Të tjera detaje zbulohen rreth arrestimit të 18-vjeçarit, D.M., banues në Durrës i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16 vjeç

Sot shënohen 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe ashtu si në çdo përvjetor, familjarë, të afërm të

Viti 2019 ka shënuar një rritje rekord të temperaturave në të gjithë botën.

Faruk Baybasin, i konsideruar si ‘Escobari’ turk doli sot pranë trupit gjykues në Tiranë në limite të afatit të masës së sigurisë vendosu

Çështja e Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Endri Qyqes dhe të pandehurve të tjerë vazhdon të shkaktojë diskutime.

Mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë, mbeti i vrarë në një atentat Vilson Tafçiu.