Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka uruar ushtarakët e ekuipazhit të anijes “Oriku”, të cilët nisen sot për në një mision të NATO-s.

Xhaçka shprehet se ekuipazhi i anijes “Oriku” u nis sot për në misionin e NATO-s në detin Egje, ku do të zëvendësojnë kolegët e tyre të kontingjetit të XII dhe anijen “Butrinti”.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Erëra të mbara ekuipazhit të anijes “Oriku”, të cilët u nisën sot për në misionin e NATO-s në detin Egje, ku do të zëvendësojnë kolegët e tyre të kontingjetit të XII dhe anijen “Butrinti”.