Pas përfundimit të 2 loteve të para kanë filluar punimet në lotin 3 të segmentit rrugor “Ndërtim rruga Porto-Romano  – Durrës”, ku aktualisht po punohet në nënkalimin e automjeteve, është betonuar bazamenti dhe po punohet me muret.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatësia totale e projektit është 8.16 km, gjatësia e lotit 3 është 3.3 km.

Ky është një projekt i rëndësishëm në funksion të Parkut Energjetik dhe Industrial të Porto-Romanos dhe zonave të lira ekonomike, i cili bën të mundur lidhjen e kësaj zone me autostradën Tiranë-Durrës duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve.