Një qendër profesionale për gratë

25/06/2012 - 00:00

 

Një qendër për barazinë gjinore, shërbime këshillimi dhe formim profesional për gratë shoqërisht të përjashtuara është hapur në Durrës, në kuadër të projektit IPA (ku bën pjesë Shqipëria dhe Mali i Zi) i financuar nga Bashkimi Europian.

Në ceremoninë e inagurimit të qendrës, e cila ka disa klasa të përshtatura për mësimet e gjuhës angleze, italiane, të kurseve profesionale të rrobaqepësisë falas për të gjithë kategorinë e grave të diskriminuara morën pjesë titullarë të pushtetit lokal, presidentja e Forumit të Pavarur të Gruas Shqiptare, Diana Culi, përfaqësues nga organizatat joqeveritare në mbrojtje të grave të dhunuara etj.Projekti për këtë qendër do tëzhvillohet paralelisht në dy drejtime: formimin profesional të grave dhe vajzave  nga njëra anë dhe ndërgjegjësimin e tyre lidhur me rolin në familje dhe në shoqëri nga ana tjetër. Kjo qendër, dhe një tjetër e ngjashme me të në Ulqin, që do t’iu ofrojë pjesëmarrëseve mundësi formimi profesional përmes kurseve në fushën e konfeksioneve, turizmit,  kompjuter dhe gjuhë të huaja. Programi i trajnimit synontë sigurojë kualifikimin dhe integrimin e grave pjesëmarrëse në tregun e punës duke iu dhënë aftësitë e nevojshme për përdorimin e pajisjeve teknike, burimet materiale dhe mjetet e komunikimit si dhe njohuritë e duhura për të punuar në një mjedis konkurues që ndryshon vazhdimisht. Përfituese direkt nga aktivitetet e projektit do të jenë rreth 1300 gra dhe vajza nga rrethi i Durrësit dhe nga Ulqini.

Projekti do të zgjasë për dy vjet. Koordinatorja e këtij projekti, Sonila Kapo, e pyetur nga  “Dyrrah” deklaroi se gjatë harkut kohor dy vjeçar të projektit do të zhvillohen tre sesione formimi profesional në fushën e konfeksioneve, dy sesione për gjuhët e huaja dhe nga katër sesione për turizmin dhe kompjuterin.Për sa i përket ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave, programi parashikon ngritjen dhe funksionimin e dy sporteleve informues këshillues, një në Durrës dhe një në Ulqin. Janë parashikuar një sërë seminaresh trajnimi lidhur me orientimin e grave në tregun e punës, këshillim ligjor, ngritjen e një banke të dhënash on line, etj. Trajnimet do të bëhen nga partneri italian i këtij projekti.Për t’i sensibilizuar sa më shumë gratë dhe vajzat pjesëmarrëseme realitete të ndryshme janë parashikuar të organizohen edhe evente të ndërsjellta, si ekspozita me punët e grave pjesëmarrëse në kurset profesionale, vizita  ku do ketë shkëmbime eksperience në Durrës apo Ulqin si dhe takime me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti do të realizohet nga Instituti i Kërkimeve e Studimeve Gjinore  një studim mbi situatën e gruas në Shqipëri dhe në Mal të Zi, dhe një mbi tregun e punës. Gjithashtu do të përgatitet një projekt ligj mbi funksionimin e ndërmarrjeve sociale. Ndërthurja e aktiviteteve përgjatë gjithë zbatimit të projektit ka bërë që te katër partnerët të bashkëpunojnë fort për të dhënë me të mirën e mundshme në metodologji, në eksperiencë, në ekspertizë etj. Kursi i rrobaqepsisë është parashikuar që të jetë 5 muaj dhe muajin e fundit do të bëhet praktika në ndërmarrje të ndryshme. 23 gra janë regjistruar që ditën e parë në këtë kurs. Ndërkohë kurset e kompjuterit dhe të gjuhëve të huaja janë gjashtë mujorë.

 

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo i është përgjigjur shefit të kardiologjisë Edvin Prifti, i cili u shpreh se vendi ynë nuk ka kus

Në sheshin “Liria” në Durrës vijojnë përgatitjet për maratonën sensibilizuese të ditës së diel, “Një hap për Durrësin”.

Klubi i qytetit të Peshkopisë, Korabi, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të kryebashkiakut të Rogozhinës Haxhi Memolla për ndarjen n

Përpara Ministrisë së arsimit, ekipi i Qëndresës Qytetare, zhvilloi një protestë kreative në formën e ekspozitës. Njëra pas tjetrës u ren

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. 

Lista me personat që duhet të justifikojnë pasurinë, për të cilët ka dyshime se forta se është vënë përmes aktivitetit kriminal nuk i kan

Edvin Prifti, shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka ngritur alarmin se në QSUT nuk mund t

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se të dielën (nesër) më 23.02.2020 do të zhvillohet aktiviteti “Një hap për Durrësin”, pra

Dy rastet e vdekjeve nga koronavirusi në shtetin fqinj përtej Adriatikut, kanë alarmuar jo pak edhe shqiptarët, të cilët sëmundjen vdekje

Bashkia e Durrësit njofton se ka filluar këtë të premte, lëvrimin e këstit të dytë të bonusit të qirasë.