Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zgjedhur të relaksohet nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, një ditë para së të paraqitet në Komisionin Hetimor të thirrur nga Parlamenti.

Teksa ka bërë me dije se mezi pret që të kthehet në Parlament, ku siç ka njoftuar do të paraqitet në orën 09:59, Kreu i Shtetit po pushon këtë të diel në Durrës, në një nga restorantet më në zë në afërsi të Currilave.

Siç duken edhe në fotot ekskluzive të "DurrësLajm", të veshur sport, Meta dhe Kryemadhi po konsumojnë një drekë relaksuese, ndërsa ditë të ngjeshura politike i presin në vazhdim…

S.L.