Një ditë pas shembjes së pallatit, bulevardi "Dyrrah" i pastruar dhe i lirë për qytetarët (FOTO)

05/06/2020 - 17:21

Një ditë pas shembjes së pallatit 6-katësh në lagjen nr.11, bulevardi "Dyrrah" tashmë është i lirë për qytetarët e Durrësit.

Grumbujt me inerte janë larguar nga sheshi ku dikur ngrihej objekti i njohur ndryshe si pallati i VIP-ave, ndërsa zona përreth është pastruar.

"24 orë pas shembjes së pallatit, bulevardi Dyrrah i lirë për qytetarët dhe sheshi tashmë i pastruar nga inertet.

Vijon puna për mjedise të pastruara, në çdo vend ku ndërhyhet për ti hapur rrugë rindërtimit.", shkruan Bashkia Durrës në një postim në Facebook ndërsa publikon edhe disa foto.

Mesditën e djeshme, pallati nr.14 u shemb me eksploziv të kontrolluar nga IKMT, pasi u klasifikua i pabanueshëm për shkak të dëmeve të rënda që mori nga tërmeti i 26 nëntorit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d