Një emër për pasuesin e Llallës/ Skenarët dhe kandidatët për Prokuror të përkohshëm

06/12/2017 - 21:14

Data 7 dhjetor shënon fundin e mandatit të Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Po nesër, Komisioni i Ligjeve nis punën për ta zëvendësuar. Në një memo të brendshme, juristët e Kuvendit u parashtrojnë deputetëve të gjithë skenarët e mundshëm që parashikon ligji.

Situata është e tillë që prokurori i ri do të jetë i përkohshëm dhe mund të zgjidhet me një grusht votash.

Në memon e shërbimeve të Kuvendit janë të gjithë skenarët e mundshëm që parashikon ligji. Skenari i parë është ai që parashikon ligji suprem, Kushtetuta: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm bëhet me 84 vota mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por memoja vë në dukje faktin se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar ende. Pra, nuk jemi në kushtet që parashikon kushtetuta.

Memoja ndalet te momenti i dytë, kur Prokurorit të Përgjithshëm i skadon mandati dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar ende. Kjo situatë parashikohet nga dispozitat kalimtare të ligjit të Prokurorisë. Në këtë rast Kuvendi vendos që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm i kryen prokurori me më shumë eksperiencë që përmbush kriteret ligjore.

Kriteret kanë të bëjnë me vitet e punës, titujt shkencorë, etj. Por kriteri thelbësor është ai i Vettingut. Procesin e Vettingut, sot që flasim, nuk e ka kaluar askush, ndonëse po skanohen të gjithë. Ndaj nëse do të kërkonim një emër mes kandidatëve për Prokuror të Përkohshëm, duhet të shohim kriteret e tjera: eksperiencën në punë dhe titujt shkencorë. Prokurorët me më shumë eksperiencë janë Thoma Jano dhe Adnan Kosova, të dy prokurorë në organin qendror të akuzës. Por asnjëri prej tyre nuk ka gradë shkencore.

Titull shkencor ka edhe Henrik Ligori, prokuror te Krimet e Rënda, bashkëshort i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori. Më pas, kemi prokurorë me titull shkencor të dalë nga shkolla e magjistraturës. Dritan Rreshka, te Task Forca e Tiranes, apo Olsi Çela, te Krimet e Rënda.

Por sa vlerë kanë kriteret profesionale kur kriteri kryesor, ai i Vettingut nuk është përmbushur ende? Mazhoranca duket se e konsideron të panevojshëm zbatimin e kriterit të Vettingut, përderisa nuk kemi asnjë institucion të drejtësisë të ngritur me njerëz që kanë kaluar Vettingun. Në këtë histori, dispozitat kalimtare të ligjit të prokurorisë opozita i lexon në funksion të kushtetutës, që është ligji suprem, pra që zgjedhja duhet bërë me 84 vota.

Por mazhoranca këto vota nuk i ka. Ndaj jemi në një situate ku zgjedhja e Prokurorit të Përkohshëm mund të bëhet me shumicë të thjeshtë, pra më shumë se gjysma e gjysmës. Për t’u çelur seanca duhet një prani me 71 deputetë. Dhe për të miratuar vendimin, duhet më shumë se gjysma e këtyre, pra vetëm 36. Dhe grupi ka 74 deputetë.

Mjaftueshëm për të bërë kuorimin për seancën dhe për të marrë vendimin. Nuk do të gjendeshim në këtë situatë, sikur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, organ i ri i reformës në drejtësi, të ishte krijua. Çfarë e mban peng krijimin e tij?
Mosparaqitja e kandidatëve të shoqërisë civile, asaj shoqërie që protestonte në emër të reformës në drejtësi. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për shtyp njoftoi shkarkimin e 9 zyrtarëve dhe depozitimin e kallëzimit penal për

Dy kroçerat e fundit të programuara gjatë këtij sezoni turistik pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit në 10-ditorin e fundit të muajit

Përgjimi ambjental mes të rinjve Rexhep Rraja dhe Xhisiela Maloku është kryer në Prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të

Fotografi italian Luca Turi është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” i Durresit për kontributin e dhënë në dokumentimin e ngjarjeve të

Një anije peshkimi 20 metra e gjatë, me tonazh 60 ton, është mbytur në portin e Durrësit.

Policia Bashkiake vazhdon me punën e saj të pandërprerë, për t’i dhënë Durrësit dhe qytetarëve të tij, hapësirat e dedikuara për ta, por

Rritja e sensibilitetit të publikut ndaj procesit të Vetting-ut është shoqëruar me shtimin e vazhdueshëm të denoncimeve të qytetarëve për

Sot është publikuar një tjetër foto e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me persona të akuzuar për vepra të ndryshme pe

Dalin për herë të parë fotot e Xhisiela Malokut dhe të dashurit të saj, Rexhep Rraja, jashtë hotelit ku 25-vjeçarja pretendon se është dh

Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen “B