“Një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën. Ata u takuan me të Ngarkuarën me Punë a.i. Leyla Moses-Ones, marinsat dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, punën e përditshme në Ambasadë si dhe programet e Ambasadës për të rinjtë shqiptarë”,– njofton Ambasada Amerikane.

Programi Njihu me Amerikën mirëpret në ambasadë nxënës e studentë të shkollave të mesme ose të universiteteve për t'u takuar me diplomatë amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra mbi pikëpamje të ndryshme të kulturës, historisë, arsimit, e ekonomisë amerikane, marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së. Klikoni linkun për të mësuar më shumë rreth programit: https://bit.ly/2JuZ0Aj