“Një hap për Durrësin”, rrugët që do bllokohen nesër për marshimin në qytet

22/02/2020 - 12:11

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se të dielën (nesër) më 23.02.2020 do të zhvillohet aktiviteti “Një hap për Durrësin”, pranë sheshit “Liria” në Durrës, aty ku dhe do të startojë marshi dhe vrapi.

Për shkak të marshimit sensibilizues me një itinerar prej 5 km, por edhe për arsye sigurie, shumë rrugë do të bllokohen prej orës 9:30-11:00.

Rrugët që do të bllokohen:

Sheshi “Liria”



Bulevardi “Dyrrah”



Rruga “Hafiz Podgorica”



Rruga e “Dëshmorëve”



Rruga “A. Goga”



Bulevardi “Epidamnd”



Rruga “Anastas Durrsaku”



Rruga “Epikateve”



Rruga “Taulantia”



Hyrja nr.1 e portit (hyrja kryesore)



Dalja nr. 2 në Port



Bulevardi “Epidamn”

Eventi do të startojë në orën 9:30, kur do të bëhet dhe ceremonia e hapjes pranë pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe do të vijojë më pas me startimin e garës, ceremoninë e shpalljes së fituesve. Në vijim, prej orës 11:30 me përfundimin e ceremonisë së fituesve e deri në 13:30, Durrësi do të ndizet nga koncerti me muzikë live.

Një Hap për Durrësin është një vrapim sensibilizues dhe jo një garë e mirëfilltë.

Më shumë se çdo here tjetër ka shumë pak rëndësi nëse ecën apo vrapon, nëse arrin i pari apo i fundit, për sa kohë bëhemi bashkë dhe hedhim një hap përpara.

Të ardhurat e mbledhura nga regjistrimet nga ky event sportiv do të shkojnë për rregullimin e shkollës 9-vjeçare "Njazi Mastori", Sukth.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria ka detajuar mënyrën si do ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar menjëherë pas një denoncimi të bërë në rrjete sociale nga ish—deputet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcollën sot në aeroportin e Rinasit, 30 mjekë dhe infermierë të

Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook faktin se një pacient i prekur nga Covid-19 po mba

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetas

Banorët e lagjes 8 në Durrës kanë protestuar mesditën e sotme për kërkesa jetike si ushqimi, pasi janë në pamundësi për t’i siguruar vetë

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të nisën për në Itali sot në ndihmë të kolegëve të tyre për të përballuar situatën e koronavirusit.

Një 65-vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi  Vetë bashkëshortja e tij, Anila, e dha lajmin e hidhur përmes një n

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka postuar në rrjete sociale një foto të stafit të avionit “Lasgushi”, të kompanisë Air Albania