Një i vrarë dhe një i plagosur në Kavajë, shkak dyshohet sherri për një grua

10/10/2019 - 08:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kavajë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Ka ndodhur një konflikt i armatosur mes dy personave në banesën e një gruaje. Ka qenë ora rreth 1:45 e mëngjesit kur viktima shkoi në banesën e ish-të dashurës së tij.

Në atë moment, aty ndodhej një polic burgjesh, mik i gruas në fjalë. Dy burrat u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe sherri degjeneroi në përdorimin e armëve.

Të dy qëlluan në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri dhe nga të shtënat mbeti i vdekur ish i dashuri i gruas dhe u plagos polici i burgjeve. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Identiteti i viktimës dhe të plagosurit ende nuk dihet ende.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente p

Një person në Shkodër i cili ishte arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur ka tentuar që të largohet edhe nga komisariati

Paraditen e sotme në sheshin “Liria” të qytetit është zhvilluar aktiviteti “Një hap për Durrësin”. 

Naftëtarëve të Ballshit, të ciltë mbajtën sot një marshim në rrugët e qytetit lidhur me mungesën e rrogave të tyre, i janë bashkuar edhe

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masat e sigurisë për 33 nga 115 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Fati i lojrave". 24 të tjer

Në një kohë kur një pjesë e konsiderushme e popullsisë në Shqipëri është mbërthyer nga frika për shkak të rritjes së numrit të të prekurv

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka dalë sot para mediave për të informuar për s

Starton maratona “Një hap për Durrësin”.