Një kopsht shtetëror për Durrësin e Ri, kushte moderne për vogëlushët

08/10/2019 - 16:45

Krahas institucioneve të tjera (shkollat, komuna dhe qendra shëndetësore), Ish-Kënetës apo Durrësit të Ri vitet e fundit i është shtuar edhe një kopsht që i vjen në ndihmë prindërve me fëmijë të vegjël.

Së fundmi kryebashkiakja Valbona Sako ka vizituar kopshtin “Durrësi i Ri” i cili ka hapur dyert për 180 vogëlushë të kësaj zone.

Në një postim në Facebook, kryetari i njësisë administrative nr.6, Serjan Mazrreku ka ndarë disa foto gjatë vizitës së Sakos në ambientet moderne të kopshtit ku më të vegjëlit marrin njohuritë e para.

Kopshti, ndërtimi i të cilit është financuar nga Bashkimi Europian, ka 5 ambiente ku qëndrojnë fëmijët si dhe sallën e 6-të e cila shërben si çerdhe.

Kërkesat për të qenë pjesë e kopshtit apo çerdhes janë të shumta dhe kjo krijon nevojën për të tjera institucione të tilla në Ish-Kënetë, ku banojnë 43 mijë banorë të ardhur nga krahina të ndryshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, përmes një postimi në Facebook, ngre shqetësimin e tij qytetar për atë që ai e

E marta ishte një nga ditët më të ftohta të kësaj jave, por situata pritet të ndryshojë në ditët në vijim.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ana Pisonero reagon sërish për paketën antishpifje në Shqipëri, duke kërkuar rishqyrtimin e saj.

Një zjarr i madh ka përshirë zonën pyjore në Çardhak të Devollit.

Përfaqësuesit e komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Shqipëri më datat 13-14 shkurt.

Në vetëm një vit ekzistencë, Century 21 EON, që operon në Durrës ka arritur rezultate impresionuese.

Urdhëri i dëbimit i nxjerrë nga autoritetet shqiptare ndaj shtetasit turk Harun Çelik, ngre dyshime të forta se atij ju mohua hapur e dre

Të tjera detaje zbulohen rreth arrestimit të 18-vjeçarit, D.M., banues në Durrës i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16 vjeç

Sot shënohen 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe ashtu si në çdo përvjetor, familjarë, të afërm të

Viti 2019 ka shënuar një rritje rekord të temperaturave në të gjithë botën.