Një minë e Luftës së Dytë Botërore ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Triportit në Sazan.

Alarmi është dhënë nga një peshkatar, që në rrjetat e peshkarexhës “Mikaela” kishte mbetur mina.

Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer, ndërsa në dijeni është vënë policia dhe forcat xheniere.

Këto të fundit pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të kryer shpërthim të kontrolluar të minës së Luftës së Dytë Botërore.