Grupi mafioz i Habilajve që drejtonte rrjetin kriminal të trafikut të drogës drejt Italisë, nuk dyshohet vetëm për lidhjet me ish-ministrin Saimir Tahiri.

Gazetari Blendi Fevziu ka thënë sonte se në dijeninë e tij, ka foto të një ministri aktual të qeverisë ‘Rama 2’ me Habilajt, por pa e dhënë emrin e tij.

Moisi Habilaj u arrestua nga policia italiane pas disa disa vitesh hetime, derisa u dokumentua veprimtaria kriminale e grupit të tij.