Presidenti Ilir Meta ngre alarmin për një tërmet “apokaliptik” që sipas sizmiologëve pritet të godasë Ballkanin.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Meta thotë se bazuar në deklaratat e sizmiologut grek Akis Tselentis, Ballkani do të goditet nga një tërmet 30 herë më i fuqishëm se ai që ra pak ditë më parë në Athinë.

Meta kërkon të dijë nëse qeveria është e informuar për deklaratat e Tselentis dhe nëse autoritetet shqiptare janë të përgatitura për një goditje të tillë sizmike. Kreu i shtetit shprehet i gatshëm të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me këtë çështje.

Letra e Metës: