Një tjetër komisionere e Vettingut kallëzohet në SPAK

Bëhet fjalë për Alma Fasko me detyrë Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të Dokumentave “ parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Kallzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkodër e shkarkuar nga KPK me vendim të datës 11 nëntor 2019, pjesë e trupit gjykues ishte edhe Alma Fasko.

Ish gjyqtarja Muçmata akuzon komisioneren e KPK se i ka fshehur Kuvendit shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtare se Gjykatës së Lushnjes. Sipas dokumentit që SPAK ka prej ditës së sotme në dorë Muçmata ishte shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me 23.08.1996 per shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Kërkohet ndaj gjyqtares Fasko pezullimi nga detyra.