Një tjetër person humb jetën nga koronavirusi në spital

14/08/2020 - 22:45

Pas gjashtë viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme, një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetën në spitalin Infektiv.

Mësohet se viktima është një 59-vjeçar nga Tepelena. Viktima është Reiz Kërmaj, nga fshati Progonat i Tepelenës, i cili ishte shtruar në spital para katër ditësh.

I ndjeri kishte temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Me rastin e fundit shkon në 220 numri total i viktimave. 

Ky është rasti i dytë i vdekjes brenda 24 orëve të fundit në Tepelene, pasi mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë dhe një taksist 60-vjeçar, po ashtu i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Taksisti para 5 ditësh ishte dërguar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në kryeqytet, por mbremjen e se enjtes humbi jetën

MSH tha pasdite se në spitalin Infektiv dhe te “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarq

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen në flagrancë 2 pronarë su

Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.