Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses në sitën e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë prokuroren në Prokurorinë e Tiranës, Antoneta Sevdari.

Mësohet se vendimi është dhënë sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia. Ndërkohë prokurorja Sevdari është kandidate për në KLP.

ILDKPI raportoi se deklarimi i pasurive të saj është i saktë, gjë që u vërtetua edhe pas konstatimit nga ana e KPK-së.

Po ashtu gjatë hetimit u vërtetua edhe nga informacionet e marra në Drejtorinë e Pastrimit të Parave se prokurorja nuk kishte pasuri të fshehur.