Një tjetër shqiptar i vdekur në Holandë/ A ka lidhje me vrasjen e Latos?

22/07/2019 - 08:25

Një trup njeriu u gjet në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit dhe sipas medieve holandeze, i takon një shqiptari 43 vjeç.

Ai ishte i humbur prej disa kohësh. Është e paqartë sesi trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.

Një kalimtar ka parë trupin në ujë pasdite dhe ka thirrur menjëherë policinë. Policia nisi një hetim dhe zbuloi se trupi është i një shtetasi të Shqipërisë.

Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë.

Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.

Festim Lato u gjet dje i vdekur në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh.  

Shumë shqiptarë thonë se vrasja e tij mund të jetë bërë për arsye politike. Por, tjetër version mbetet ai se Lato është marrë me biznes në shtetin holandez dhe është zhytur në borxhe marramendëse.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme Detare Durrës njofton se ka riformatuar grupin e punës së Task-Forcë, me qëllim kontrollin e kapaciteteve të ani

Aksidenti i së premtes me punëtorët e ndërtimit është një rast i përsëritur nga mungesa e sigurisë në punë.

"Akullore si dikur" është titulluar festa, që synon të kthehet në traditë për qytetin e Durrësit.  Në sheshin “Liria”, mbrëmjen e djeshme

Disa adoleshentë janë konfliktuar mes tyre duke sjellë panik në zonën e Shijakut. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në fshatin Pjezë, S

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të mëtejshme për sasinë e lëndës narkotike të kapur mbrëmjen e së shtunës në një kamion në portin më t

Gjashtë muaj pasi la qelinë në burgun e Drenovës në Korçë, Gert Gjinarari, miku i Arben Grorit, është shpallur sërisht në kërkim kombëtar

Kandidimi i Valdrin Pjetrit për kryetar të bashkisë së Shkodrës e vuri edhe njëherë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste në shënjestër të

Sot është mbledhur Task Forca e kontrollit të plazheve në Qarkun e Durrësit, ku merrte pjesë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klos