Një vajzë e dy burra shkaktojnë 3 aksidente në Durrës, 3 të plagosur

Postuar: 12/09/2017 - 14:39

Foto ilustruese

Tri aksidente të tjera janë regjistruar në rrugët kryesore të Durrësit gjatë një dite më parë, veç rastit të mbrëmshëm pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, ku një mjet tip “BMW X5” përplasi një person me biçikletë (lexo këtu).

Si pasojë, janë aksidentuar dy këmbësorë dhe një motoçiklist (të moshave 16, 29 dhe 71 vjeç), ndërsa janë referuar materialet në Prokurori për drejtuesit e automjeteve që i përplasën, një vajzë 30 vjeçe dhe dy persona të tjerë, nga Berati e Hungaria.

Aksidentet janë shënuar në lagjet nr. 1, 4 dhe 12, e fatmirësisht të dëmtuarit kanë marrë plagë të lehta e ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Aksidenti 1

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.M., vjeç 29 banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen nr. 12, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin V.Th. vjeç 71, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Aksidenti 2

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.P. vjeç 66, banues në Hungari, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësorin K. B., vjeç 16, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Aksidenti 3

Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen L.T., vjeç 30, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 4, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur motoçikletën tip “Dajang”, drejtuar me leje drejtimi nga shtetasi E.K. vjeç 29, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 1.1 milionë njerëz nga 2.2 milionë të cilët kanë paraqitur një kërkesë për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër ende nuk e dinë në

Operacioni i Policisë së Shtetit në të gjithë vendin për bllokimin e pasurive kriminale është zhvendosur në Fier.

Shkelja e rregullave dhe sinjalistikave në qarkullimin rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, është një nga shkaqet kryesore të aksident

Tre persona nga Durrësi janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Krahas platformës për shkrirjen e tetë ministrive, e cila nxjerr jashtë zyrave të shtetit rreth 4952 punonjës, në institucionet e qeveris

   Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në pediatrinë e QSUT.

   Pasi zgjodhën sekretarët e Përgjithshëm, ministrat e rinj të Qeverisë “Rama 2” kanë zgjedhur edhe këshilltarët mediatikë, ata që do bë

   Policia ka mundur të zbardhë vrasjen e 42 – vjeçarit Alban (Gëzim) Kaloshi, ngjarje e ndodhur gjatë natës në Dibër.

   Një adoleshent shqiptarë janë braktisur nga nëna e tij në Itali prej disa muajsh.

   Një 10-vjeçar nga Durrësi i është drejtuar një ditë më parë komisariatit të policisë për të denoncuar nënën e tij.