Duke parë përkeqësimin e motit ne ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me Kapitanerinë e portit të Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se :

1-Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga Kapitaneria e portit të Barit.

2-Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojmë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit. 

Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit, pasi e gjitha bëhet për të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot të përkeqësuar, erë te fortë e dallgë të larta. 

“Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit”, informon DPD.