Njoftim i rëndësishëm për shoferët, nesër devijohet lëvizja në këtë aks rrugor

15/10/2018 - 20:27

Dita e nesërme do të ketë një ndryshim të lëvizjes së makinave në aksin Vorë- Kthesa e Rinasit- Fushë Krujë për shkak të punimeve që do të ndërmerren për rregullimin e rrugës.

ARRSH ka bërë me dije njoftimin për shoferët shqiptarë që kanë në itinerarin e tyre këtë rrugë. Autoriteti ka shpjeguar se automjetet e banorëve rezidentë në zonë mund të lëvizin në aks, por qarkullimi për mjetet e tjera do të jetë I ndaluar dhe do të devijohet.

“Segmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate perjudhes se kryerjes se punimeve”, thuhet në njoftim të ARRSH-së pa dhënë një afat për përfundimin e punimeve.

“Automjetet e vogla rezident te zones mund te vazhdojne te perdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje. 
Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.

Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë”,- mbyllet njoftimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Mjekut duket se po ndalon mjekët që duan të shkojnë në Gjermani.

Më datën 21 nëntor 2018, në ambientet e Royal G Hotel Durrës, u zhvillua një workshop për kuadrin ligjor dhe kapacitetet e reagimit ndaj

Një qytetare nga Durrësi ka denoncuar pranë redaksisë së DurrësLajm vjedhjen e lokalit të saj nga punonjësja që kishte marrë në punë si b

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Bernd Borchardt interesimit të gazetarëve për reformën zgjedhore, situatën në KQ

Task Forca Antikorrupsion propozon shkarkimin nga puna të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë Ardian Musta

Qeveria cakton datën e premte 30 nëntor 2018 ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Ashtu si Spitali Rajonal edhe në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës, mjekët po përballen çdo ditë e më shumë me radhë të gjata si re

Policia ka paditur në prokurori disa banorë të zonës së "Astirit", të cilët kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara ditët e fundit.

Më 28 tetor të këtij viti, kryeministri Rama u ndal në një prej familjeve më të varfra të Shijakut.