Njoftim për peshkatarët / Qeveria bëri ndryshime në VKM 719, 12.10.2016

01/10/2020 - 18:48

Më 30 shtator 2020, Këshilli i Ministrave vendosi për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 719, 12.10.2016 “Për menaxhimin e kapaciteteve të peshkimit tregtar dhe disa rregullime të mënyrës së funksionimit të regjistrit të anijeve të peshkimit.

1. Pika 1 ndryshohet: Numri i lejeve të peshkimit tregtar profesional, për të gjitha format dhe llojet e këtij peshkimi, deklarohet i mbyllur. Me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e resurseve të pelagjikëve të vegjël, për anijet që janë të lejuara për të dyja format e peshkimit së bashku, tërheqëse fundore dhe tërheqëse pelagjike, subjekti i peshkimit ka të drejtë të ndryshojë lejen e peshkimit duke kaluar vetëm në rrjeta tërheqëse fundore. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1 dhe 1/2, me këtë përmbajtje: 1/1. Kalimi nga lejet e peshkimit për të dyja format e peshkimit, në rrjeta tërheqëse fundore dhe në rrjeta tërheqëse pelagjike, në formën e peshkimit vetëm tërheqëse fundore, bëhet nga ministria përgjegjëse për peshkimin. 1/2. Numri maksimal i lejeve të peshkimit tregtar artizanal bregdetar përcaktohet me urdhër nga ministri përgjegjës për peshkimin, në zbatim të planit të menaxhimit të peshkimit dhe të planit të zbatimit të peshkimit.

Për numrin e lejeve të peshkimit tregtar artizanal, të cilat mund të jepen në zonat e mbrojtura të kategorive IV, V dhe VI, të merret pëlqimi dhe nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.”.

Ja ndryshimet në pikat 2, 3, 4 dhe 7:

Të gjitha anijet e peshkimit të regjistruara në regjistrin e anijeve të peshkimit dhe të pajisura me numër regjistri (NFR), por që iu ka mbaruar afati i vlefshmërisë së lejes së peshkimit dhe nuk e kanë rinovuar atë, kanë të drejtë të aplikojnë për rinovimin e lejes deri në datën 5 dhjetor 2020.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Inspektorati i Peshkimit pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, njofton, sipas procedurave të njoftimit të Kodit të Procedurave Administrative, subjektet e peshkimit, pronarët ose administratorët e tyre, të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë, nuk e kanë rinovuar ose që nuk do të rinovojnë lejen e peshkimit për fillimin e procedurave të nxjerrjes nga flota e peshkimit të anijeve të peshkimit në pronësi ose në administrim prej tyre.

Në rast se subjektet e peshkimit, pronarët ose administratorët e anijeve të peshkimit, sipas pikës 2, të këtij kreu, nuk deklarojnë vullnetin për të vazhduar aktivitetin e peshkimit dhe të rinovojnë lejen e peshkimit, ministria përgjegjëse për peshkimin bën daljen përfundimtare të anijes nga flota e peshkimit dhe bën të pavlefshëm numrin e regjistrit (NFR) të anijes së peshkimit.

Subjektet e peshkimit, në aplikimin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për rinovimin e lejes së peshkimit, dorëzojnë edhe një kopje të lejes dhe të aktit të miratimit të vjetër, në rastet kur anija ka qenë e pajisur me leje peshkimi të vlefshme.

Pika 8 shfuqizohet.

Pikat 9 dhe 10 ndryshohen: Me mbylljen e numrit të lejeve të peshkimit tregtar profesional dhe artizanal, pas datës 5 dhjetor 2020, ministria përgjegjëse për peshkimin njofton Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila refuzon kërkesën e subjekteve të peshkimit për hyrjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, përveç rastit të parashikuar (hyrja në flotën e peshkimit e një kapaciteti të ri peshkimi bëhet vetëm si zëvendësim me një anije me tonazh dhe fuqi motorike më të vogël ose të barabartë i një anijeje me leje të vlefshme peshkimi ose si zëvendësim i një anijeje peshkimi të mbytur, e cila ishte e pajisur me një leje të vlefshme peshkimi. Në këtë rast, subjekti i peshkimit të anijes së mbytur, pronari ose trashëgimtarët e tij aplikojnë për t’u pajisur me leje të re peshkimi).

Pas pikës 10 shtohet pika 10/1, me këtë përmbajtje: 10/1. Në aktin e miratimit të lejes së re të peshkimit, për anijen e peshkimit zëvendësuese vendoset një numër regjistri (NFR) i ri duke u specifikuar qartësisht që është zëvendësim i anijes me numrin e regjistrit (NFR) të mëparshëm. Anija zëvendësuese nuk konsiderohet si hyrje e re në peshkim.

Th.M.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me sulmet terroriste që ndodhën në Francë, ku humbën jetën disa persona.

Eksperti i shëndetit publik, mjeku Erion Dasho ka denoncuar përmes një postimi në Facebook rastin e një të riu me Covid, i cili ka patur

Një naftëtar i është përgjigjur Ramës nga Ballshi për grevën pasi kryeministri dje u bëri thirrje që të marrin shembull nga Liga Profesio

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës që do të mbahet në mesditë, dy nga pikat e rendit të ditës (pika nr.3 dhe pika nr.15) k

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se duke filluar nga sot të gjitha seancat dëgjimore me subjektet e rivlerësimit do të bëhe

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrëa, pritet të kalojë për miratim lista e shtatë me subjektet përfitues të programit të grantit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët, por që herë pas here do të zëve

Flamuri turk me gjysmëhënë është shfaqur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.