TIRANE – “Viti 2012 ka qenë një vit i suksesshëm për Ministrinë e Brendshme”,- tha sot Flamur Noka. Gjatë analizës vjetore të Ministrisë së Brendshme Noka tha se "viti i kaluar ishte viti i presidencës së KiE-së, ishte vit thelbësor në luftën ndaj krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore, apo lëndëve narkotike". 

Duke u ndalur në arritjet konkrete të këtij dikasteri Noka tha se "lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore ka qënë një nga sukseset e Ministrisë së Brendshme gjatë vitit që lamë pas. Shqipëria vazhdon të mos jetë vend tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore. Nga qershori 2012 viktimave të trafikimit iu është mundësuar një trajtim mjekësor falas me një vendim të Këshillit të Ministrave". 

Ministri Noka shprehu vlerësimet maksimale për Policinë e Shtetit dhe vlerësoi rolin e SHKB-së në pastrimin e radhëve të policisë, me dërgimin e 36 rasteve në prokurori dhe arrestimin në flagrancë të 10 oficerëve. Ai bëri të ditur se gjatë 2012-ës u goditën 50 grupe të drogës, u parandaluan 4.2% tentativa për vrasje më shumë se 2011, etj". 

Duke u ndalur nw prioritetet e kwtij viti Noka tha se “objektiv madhor i Ministrisë së Brendshme është realizimi i zgjedhjeve parlamentare me sukses”, dhe për këtë siguroi se "do bëhet gjithçka, duke filluar nga përgatitja me profesionalizëm e listave, me qëllim që çdo hallkë e zgjedhjeve të jetë brenda standardeve të kërkuara".