Nuk e kemi më Ilirjan Tankon!

18/01/2020 - 11:01

Nga BUJAR QESJA

Një lajm i dhimbshëm u hap papritur, në mëngjesin e herët të 18 janarit 2020. Miku dhe shoku ynë i shkëlqyer Ilirjan (Ilir) Tanko, si rezultat i një infarkti akut të miokardit, mbylli jetën në orët e para të së shtunës së 18 janarit 2020, teksa nata po darovitej për ti lënë vëndin një dite të re, një shprese të re, një nafake të re.

Më kishte mbaruar oferta e celularit dhe nuk mund të vazhdoja më bisedat. M’u desh në pikën më të afërt, të bëja ofertën e re. Falë një zakoni të hershëm, i hodha një sy afisheve të të larguarve nga jeta. Por u shtanga dhe nuk po i besoja syve. Janë nga ato surpriza, që s’do të doja të më ndodhnin, asnjëherë, kurrë. Por ja që isha i detyruar të provoja.

Lexova:

-Me hidhërim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë, Ilirjan Tanko – 55 vjeç. Varrimi bëhet të dielën, me datë 19 janar 2020, ora 11.00, tek varrezat e vjetra.

E japin këtë lajm të hidhur nëna Vangjelia, motra Anila dhe i vëllai Arbeni.

Jo, jo s’ishte për të ikur Ilir Tanko, në këtë moshë që ende ëndërrohet! Dinamizmi dhe energjia e tij, janë për t’u marrë shembull. E shikoja gjthnjë në lëvizje, gjithnjë aktiv. Iliri ynë kishte një dashuri të madhe për njerëzit. Ai nuk bënte dallim në pozicione “i joni, apo kundra nesh”. Mjaltë nxirrte nga goja dhe ishte një masovik i lindur.

Ilir Tankon e kam njohur në mesin e viteve 90-të, kur filloi të vinte në stadiumin “Niko Dovana”, duke shoqëruar mikun e tij të shkollës Genci Alizotin, edhe ky i ndarë nga jeta para tri vitesh në moshën 50 vjeçare. Fatkeqë kjo dyshe shokësh, të cilët i njoha në raporte pune, teksa kishin filluar të bashkëpunonin me gazetën “Sport Ekspres”. Madje për të ndihmuar Gencin, Ilir Tanko qendronte tërë kohën prapa portës, për të marrë fotot në bardh e zi që i kërkonte redaksia. Që këtu e ndjeva dhe e preka ndjesinë prej xhentëllmeni të Ilirit, shumë i gjindshëm dhe hidhej në “zjarr” për shoqërinë.

Kadri Tarelli, arsimtar i vjetër, poet dhe publiçist, shkuli leqet e kokës, kur mësoi vdekjen e Ilir Tankos. Dhe kujtonte kohën kur jepnin mësim në shkollën 9 vjeçare të Katundit të Ri, në fund të viteve 80-të dhe në fillim të viteve 90-të.

-Shumë korrekt, Bujar më thotë Kadriu. Nga ato djem që kishe fat të komunikoje dhe të prekje zëmrën flori të tij. Gjithnjë i qeshur, gjithnjë me humor dhe me shakatë e tij na e bënte edhe më të shtruar ditën. Nuk e donte të ligën dhe qendronte strikt për të mos u pajtuar me të keqen, me hatëret dhe ndërhyrjet. Kjo sidomos në kohën kur ishte Drejtor në Drejtorinë Arsimore të qarkut të Durrësit, diku nga viti 1997.

Ilir Tanko kreu disa detyra shtetërore. Nga arsimtar, në sekretar i Qarkut të Durrësit dhe më pas drejtor në Drejtorinë e Arkivës pranë Bashkisë së Durrësit. Kudo u çfaq i njëjti, i thjeshtë, i komunikueshëm, i urtë, me bonsens dhe i aftë për t’iu përgjigjur të gjitha detyrave që i ngarkoheshin.

Emiljan Jani, një kuadër drejtues i njohur në Durrës, qan si fëmijë kur mësoi lajmin e largimit papritur nga jeta, të shokut dhe mikut të tij shumë të afërt Ilir Tankos.

-Nuk mund ta besoj se s’do ta kemi më, nuk mundem ta besoj Bujar, nuk mundem. Çfarë na bëre mor Ilir! E kemi shumë të vështirë të mësohemi pa ty. Ishe një njeri i ëmbël, i rrallë, në mos i rralli. Oh çfarë dhimbje! Oh çfarë humbje!

Ilir Tanko mbaroi studimet në fakultetin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës, në degën frëngjisht. Ishte një mësimdhënës më shumë se i aftë. Komunikimi i tij ishte mbreslënës. Kjo duke nisur nga nxënësit, me kolegët e deri në njerëz të kategorive të ndryshme.

Sa herë që e takoja, qëndronim disa minuta. Dhe ndaheshim me humor. E kishim lënë të takoheshim në një nga ditët në vijim. Edhe pse shoku i tij i ngushtë Genci Alizoti, me 16 shkurt 2020 ka tre vjetorin e vdekjes. Detyrim për të kujtuar çdo gjë të vlefshme, që ka të bëjë me jetën dhe punën tonë. Ne u ndamë, duke fiksuar në memorie buzëqeshjen e tij të veçantë dhe e ndoqa largimin e tij, duke çapitur me atë ecjen e tij të shpejtë dhe vazhdonte duke përshëndetur njerëzit.

Ku e dija, miku im i paharruar, se nuk do të takoheshim më. Ku e dija se ishte hera e fundit që takonim së gjalli, pasi tani do të kemi tjetër komunikim. Do ti “lutem” memories time, të të mbajë kurdoherë të gjallë, kurdoherë të buzëqeshur, kurdoherë xhentil, me atë humorin tënd që të qendronte si një trëndafil në buzë, teksa përhapte atë aromë joshëse të shpirtit dhe zemrës tënde gjithnjë të dlirtë dhe bujare.

Lamtumirë Ilir! Dheu ynë do të na mbajë edhe një shok të mirë tonin. Dhe do të lutesha paqe të përjetshme miku ynë i madh, miku im i paharruar!

Pranë familjes në këtë dhimbje të jashtëzakonshme!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pasi babai i saj vrau nënën dhe ndërsa ka varrosur të ëmën, vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni ka postuar një mesazh shumë të ndj

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga koronavirusi, drejtori i kadastrës E

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkues

Bashkia e Durrësit ka shpallur dy vende të lira pune.  Për të dy vendet vakante ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dok

Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multime

Janë përzgjedhur 4 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Miratohet lista e tretë me 1588 emra të rinj që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në Durrës.

Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar ka vendosur sot sekuestro të pronave të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.