Një rrebesh shiu ka goditur Gjirin e Lalzit në mesditë, duke detyruar pushuesit të rrëmbejnë rrobat e të largohen me nxitim nga plazhi

Rrebeshi ka goditur pas tërmeteve thuajse të përditshme që po e lëkundin këtë zonë këtë verë, e cila si asnjëherë ka kapur vëmendjen e opinionit me këto dukuri.

Lëkundjet sizmike nisën në 4 korrik me tërmetin e fuqishëm 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj, Durrës, e prej asaj dite Gjiri i Lalzit është goditur përditë nga tërmete me manjituda të ndryshme