Nuk i rezistoi tërmetit, muri i shembur i kalasë së Durrësit ende në rrugë (VIDEO)

14/02/2020 - 17:13

Ka jetuar e mbijetuar në shekuj pa i ndodhur asgjë deri më 26 nëntor të 2019-ës. Muri rrethues i kalasë së Durrësit prej gati tre muajsh është shembur.

Kjo kala, simbol i lashtësisë e qytetërimeve të qytetit bregdetar u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine Anastasi, në shekullin e V-të, që e ka origjinën nga Durrësi.

Riparimet e mureve janë kryer që nga tërmeti shkatërrimtar i 1273-it. Ashtu si pallatet dhe godinat e tjera edhe objektet historike e arkeologjike u dëmtuan nga tërmeti.

Por rindërtimi nuk ka nisur as për objektet e banimit e as për objektet arkeologjike, në të cilat janë lënë vetëm akt-konstatime, për aq kohë sa nuk janë lëvruar fondet e situata nuk është marrë seriozisht.

Për herë të dytë në historinë e saj, tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi dhe një nga kullat fortifikuese të kalasë së Durrësit, e cila sipas arkeologeve, do të restaurohet me vetë materialet e saj të mbetura nga shkatërrimi.

Pjesë e fortifikimit bizantin të qytetit dhe trashëgimisë sonë kulturore, kulla C është rrethuar me shiritin pengues nga autoritetet në pritje të restaurimit.

“I gjithë muri rrethues i përket periudhës së perandorit bizantin Anastasi I që ishte me origjinë nga Durrësi dhe bëri fortifikimin e qytetit dhe kulla C që ka rënë ishte pjesë e këtij rrethimi fortifikues. Gjatë tërmetit të tmerrshëm të vitit 1273, që shkatërroi pothuajse plotësisht qytetin e Durrësit, u shkatërrua edhe kjo kullë plotësisht. Më pas, kulla u restaurua me materiale të antikitetit të vonë, pra të periudhës së Anastasit dhe materiale të periudhës së Mesjetës. Është hera e dytë që kjo kullë është rrëzuar”, ka thënë  Eda Çekrezi, arkeologe.

Ashtu si dhe në pallatet shumëkatëshe dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti, edhe ky objekt i trashëgimisë sonë kulturore pati një pikë të dobët nga ana ndërtimore, që vjen si një gabim historik në ndërtim, që ndikoi dhe në shkatërrimin e tij nga forca e lartë goditëse e tërmetit, të cilit muret rrethuese, Torra Veneciane që ndodhet vetëm pak metra më tutje, apo dhe Amfiteatri Antik i rezistuan.

“Tërmeti gjeti pikën më të dobët, pasi duke qenë se kulla është restauruar njëherë, asaj i mungonin themelet. Pra duke qenë një trup i rivendosur, jo pjesë e të njëjtit trup antik, ai ka pësuar cedime dhe tërmeti ka gjetur pikat e dobëta dhe ka ndikuar në rënie. Pasi një strukturë me një gjerësi rreth 3,6 metra është e vështirë të bjerë, po tërmetet e forta shkatërruese nuk pyesin as për strukturat e forta.”, thotë Çekrezi.

Aktualisht është bërë dokumentimi i plotë i gjendjes së kullës edhe pas rënies së tërmetit dhe po merren masat paraprake për t’u bërë restaurimi i kullës C të murit rrethues të Durrësit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy të rinjtë që i ndërprenë fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit së studentëve të Mjekësisë janë shoqëruar për në

Kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohej ceremonia e diplomimit në studentëve të Mjekësisë, k

Në një takim me operatorët turistikë që operojnë përgjatë vijës bregdetare të Kavajës dhe Rrogozhinës, ku të pranishëm ishin edhe drejtue

Është mbyllur afati i tenderimit për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë – Durrës dhe një zgjatimi të ri Kashar-Rinas.

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën "arrest me burg" për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndë

Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po rikandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurenber

SPAK kërkon sekuestrimin e 8 pronave në Shqipëri në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Nga data 7 shkurt deri më tani, OFL ka dërguar

Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë është nënshkruar në Pra

Bota i dha 1.15 miliardë euro donacione dhe kredi qeverisë Rama për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të 2019-

Policia e Shtetit ka reaguar për sasinë e madhe të kokainës që u kap në Maqedoninë e Veriut, e cila kaloi përmes Shqipërisë.