Nuk ka ankesa, lista për Prokuror të Përgjithshëm i kalon Kuvendit

20/11/2019 - 20:07

Pasi kërkoi raportin e pikëzimit të detajuar të çdo anëtari të KLP-së për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Arta Marku ka vendosur të mos e ankimojë vendimin.

Dita e sotme ka qenë afati i fundit kur kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm kanë patur afat për të ankimuar vendimin e KLP-së për renditjen e kandidatëve. Arta Marku dhe Fatjona Memçaj të renditura respektivisht e dyta e dhe treta në listë, nuk e kanë ankimuar vendimin.

Tashmë lista ka shkuar në Kuvend. Sipas ligjit, Kuvendi duhet të zgjedhë me 84 vota Prokurorin e Përgjithshëm brenda një afati prej 30 ditësh. Nëse kalohet ky afat atëherë zgjedhjen e bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm i pari u rendit Olsian Çela me me 459 pikë, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja Fatjona Memçaj me 362 pikë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook foton e një gruaje të infektuar nga Covid-19, e cila është e intub

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një status në Facebook ju drejtohet të gjithë atyre që nuk besojnë në ekzistencën e covid

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i mjekut popullor në Lezhë, bashkë me nipin e tij, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët me

Prokurorja më e re e SPAK, Manjola Kajana, u betua sot përpara Presidentit Ilir Meta.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Durrës ka reaguar në lidhje me pretendimet që u ngritën sot për mungesën e tamponëve.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Durrës, Zija Alhysa, ka dalë sërish përpara kamerave, për të denoncuar mungesën e tamponëve.

Forcat e policisë së Durrësit kanë mbërritur para Prefekturës, ku ndodhet një numër i madh banorësh që po aplikojnë për grantin e rindërt

Me dhjetëra qytetarë nga Durrësi janë mbledhur në dyert e Prefekturës për të aplikuar për përfitimin e grantit të rindërtimit për banesat

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë shumë serioze, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur