Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra, pasi nuk e ka kaluar Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka marrë sot një vendim të tillë, por Beçaj nuk ishte e pranishme në seancë.

Sipas KPK-së gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës.

Më herët Beçaj e kundërshtoi qëndrimin e KPK-së, ndërsa pretendoi se nuk mund të merrej një vendim përfundimtar për çështjen e saj.

Procesi i Vettingut për Beçajn u krye nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komicin.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.