Dy tërmete të tjera janë regjistruar në harkun e një ore mëngjesin e sotëm në Durrës.

Dy lëkundjet njëra në orën 07.19 me manjitudë 2.9 dhe tjetra në orën 08.25 me manjitudë 3.2 ballë.

Lëkundja e fundit është ndjerë nga shumë banorë të Durrësit, të cilët vijojnë të jenë të mbërthyer nga frika pas lëkundjeve të frikshme të pasdites së të shtunës me manjitudë 5.8 dhe 5.5 ballë të shkallës Rihter.