Një tërmet i fuqishëm tronditi Shqipërinë pasditen e të shtunës, rreth orës 17.35. Lëkundjet e forta u ndjenë në të gjithë vendin.

Por ky tërmet me magnitudë 5.1 është shoqëruar me shumë pas goditje të tjera që kanë vijuar edhe gjatë natës, sic e shihni në tabelat më poshtë, referuar IGJEUM.

I fundit është shënuar në orët e para të mëngjesit, në 04:44 të së dielës, 12 km në V-VP të Bulqizës.