Një tjetër tërmet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmeti me magnitudë 2,1 ballë është regjistruar në orën 04:51 me epiqendër në Elbasan.

Tërmeti ka qenë me thellësi 4 kilometra, ndërsa nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar si pasojë e lëkundjeve të tokës.