Nuk respektuan masat antiCovid, policia gjobit 2986 qytetarë

22/02/2021 - 15:30

Gjatë fundjavës për shkak të mosrespektimit të masave anti Covid janë ndëshkuar mbi 2986 qytetarë në vendin tonë.

Po ashtu në njoftim thuhet se janë gjobitur 530 drejtues mjetesh, të cilët udhëtonin pa leje pas orës 20:00.

Ndëshkimit të policisë nuk i kanë shpëtuar as katër subjekte, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë. Këto subjekte u gjobitën pasi ushtronin aktivitetin e tyre pas orës 20:00.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2986 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, 2958 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2428 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 530 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë: 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Sarandë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 24 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje masive të popullatës ndaj koronavirusit, Shqipëria mund të shohë edhe për përdorimin e vaksinav

Me një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të saj, bashkia Durrës njofton se ditën e nesërme (e mërkurë) do të zhvillohet një dëgjesë p

Temperaturat e larta duket se në fundjave do ia lënë vendin freskisë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 892 raste t

Kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani përmes një statusi në rrjete sociale, ka shprehur gjithë dhimbjen e tij për humbjen e d

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot projektin pilot për votim dhe numërim elektronik në ZAZ 40 në njësinë numër 10 në Bashkinë

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të lirojë nga burgu kardiokirurgun Edvin Prifti.

 Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 866 shtetas.

Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar,  Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis K

Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave nga virusi, në Tiranë mbërritën 15. 210 vaksina të BioNTech&Pfizer.