Numërohen thasët me para në Durrës, ja sa milionë euro u sekuestruan

Postuar: 25/06/2018 - 08:22

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete “Toyota Yaris”. Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro.

 Ndonëse në fillim u përfol se ishin 1.5 milionë euro dhe më pas 5 milionë, nga numërimi i parave rezulton se janë sekuestruar 3 milionë e 470 mijë Euro.

Paratë u numëruan pa makineri numërimi dhe nga analiza që u është bërë nuk rezultojnë false.

Hetuesit thonë se eurot u gjetën me katër thasë të vegjël në dy mjete “Toyota”, që ishin ngarkuar bashkë me shtatë mjete të tjera për transport.

Sipas hetimeve, mjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës.

Po hetohet për të gjetur porositësin dhe personat që i dërguan. Dyshimet e para janë se paratë janë fituar me aktivitet kriminal në Belgjikë.

Interpol Roma kishte përcjellë informacionin te homologët e tyre në Shqipëri dhe sapo mjetet e ngarkuara në trajler mbërritën në Portin e Durrësit, autoritetet shqiptare ndërhynë.

Policia e Durrësit fillimisht ndaloi shoferin e kamionit dhe shoqëruesin e tij që është i riu Klevis Lika. Por njëkohësisht është ndaluar nga policia edhe Edi Lika, babai i Klevisit që ka në pronësi auto-trenin që transportonte automjetet që mbërritën në portin e Durrësit nga qyteti i Ankonës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për ditën e sotme, e diel 23 shtator 2018, moti në vendin tonë parashikohet se do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie ë

Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur pë

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi S

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

“Forca e Ligjit” në veprim, shkatërrohet grupi “Bajri”, 11 në pranga e 2 në kërkim.