Numri dy i bandës së Lushnjës kërkon uljen e viteve të dënimit në gjykatë

22/10/2020 - 18:50

Enver Dondollaku, numri dy i bandës famëkeqe të Lushnjës, kërkon nga drejtësia shqiptare që t’i njohë ditët e paraburgimit që ka vuajtur në Itali, duke ulur kështu kohën e vuajtjes së dënimit në burgun e Peqinit.

Personi më i besuar i Aldo Bares i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit, me anë të së cilës synon të ulë ditët e vuajtjes së dënimit me 25 vite burgim, duke i përllogaritur dhe ditët e qëndrimit në burg, që Dondollaku ka qëndruar në Itali.

Periudha së cilës i referohet Dondollaku përkon me kohën kur ai përfundoi dënimin me 16 vite burg në Itali për trafik droge. Pas mbarimit të këtij dënimi, Dondollaku mësohet se ka vijuar të qëndrojë në burg deri në momentin kur në dhjetor 2013, Enver Dondollaku, është ekstraduar në Shqipëri, për të vijuar vuajtjen e dënimit me 25 vite burgim të dhënë nga drejtësia Shqiptare. Këtë periudhë qëndrimi në burgun italian, numri dy i bandës së Lushnjës, ka kërkuar që t'i njihet nga gjykata e Elbasanit.

Dondollaku, u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali. Në Shqipëri ai akuzohet për 5 vrasje, mes të cilave dhe ajo e inspektorit të policisë, Kleanti Bano. Dondollaku akuzohet gjithashtu për vrasjen e mbetur në tentativë të ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni.

Pas kërkesës së tij në Gjykatën e Elbasanit ka nisur procesi gjyqësor dhe gjykata ka kërkuar informacion zyrtar nga drejtësia Italiane,për të mësuar ekzaktësisht se sa është periudha kohore e qëndrimit në paraburgim në Italia, e Enver Dondollakut. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Petrit Prifti, xhaxhai i 32-vjeçarit Silvi Priftii cili rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim, ka dhënë de

“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungoi as këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë.

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës, njofton se Imzot George Frendo është shëruar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për ars

Një tjetër mjek ka humbur jetën. Është ndarë nga jeta sot në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit dhe polumbarët janë vënë kërkim të një 32-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e djeshme kur hyri në det pë

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë terr

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.