Numri i lartë i të shtruarve/ Nis zbrazja e Sanatoriumit, do rikthehet në spital COVID/2

13/07/2020 - 09:33

Ditën e sotme kanë nisur përgatitet për të rikthyer spitalin "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet si Sanatoriumi, në COVID/2.

Ka nisur zbrazja e këtij spitali, ku mësohet se pacientët që janë shtruar aktualisht te Sanatoriumi dhe që po kurohen për sëmundje të ndryshme do të transportohen te ish-Kirurgjia, e planifikuar për skenarin e COVID/3.

Një vendim i tillë erdhi si pasojë e numrit të lartë të të shtruarve në spitalin Infektiv, aktualisht i vetmi spital ku trajtohen pacientët me koronavirus. Referuar buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, për ditën e djeshme në këtë spital janë të shtruar 72 pacientë, nga 120 shtretër në total.

Nëse sërish do të kemi numra të lartë shtrimesh, atëherë në skenar është edhe spitali COVID-3, që është ish-Kirurgjia në QSUT, ç'ka do të sillte zhvendosjen në një tjetër strukturë të pacientëve të Sanatoriumit dhe COVID-4 te godina e ish-universitetit privat në autostradë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për izolimin e klientëve të tij në qelinë e posaçme "41-bis".

Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit,me të gjitha doganat

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vijon edhe sot punën në terren me grupet e avarive të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive r

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë me shumcë votash drejtuesin e Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomon.

Banorët e dy pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës janë mbledhur mëngjesin e sotëm para bashkisë për të protestuar për dy problemat

Vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar para uniformave blu se kanë vrarë taksistin 71-vjeçar Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

Dy persona kanë qëlluar dje me armë zjarri në ajër në Durrës, Policia i ka identifikuar dhe arrestuar në kohë rekord autorët.

Qindra mostra u morën nga Grupet Mobile të EODY që u instaluan të mërkurën në pikën kufitare të Kakavijës në Greqi.

Mot me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme mbizotëron në vendin tonë gjatë paradites.

Mjekja Lida Shosha publikon në "Facebook" mushkëritë e një pacienti me koronavirus, ndërsa thekson se çdo ditë shohim imazhe problematike