Nxënësi nga Durrësi fiton olimpiadën mbarëkombëtare të matematikës (FOTO & VIDEO)

20/05/2018 - 11:51

   Në Olimpiadën mbarëkombëtare të matematikës, që sapo ka përfunduar në qytetin e Beratit nxënësi durrsak Tedi Kallço është shpallur fitues me 97 pikë nga 100 të mundshme, duke u renditur i pari për klasat e 8-ta.

Në ceremoninë e rastit ka marrë pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili e ka uruar talentin e matematikës në Durrës për këtë sukses të rëndësishëm.

Tedi Kallço është vëllai i kampionit të të gjitha olimpiadave kombëtare dhe medalisti i medaljes së bronxtë në olimpiadën botërore Gledi Kallço, i cili aktualisht studion në Institutin Amerikan të Teknologjisë në Massachusetts.

Fituesi aktual i olimpiadës mbarëkombëtare të matematikës Tedi Kallço është nxënës në shkollën "Vinçens Prendushi" në Durrës.

Në olimpiadën mbarëkombëtare të matematikës morën pjesë 150 nxënës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Për klasat e 9-ta, medalje ari mori Johana Bendaj nga Berati me 99 nga 100 pikë dhe për klasat e 7-ta Mateo Velaj nga Vlora. 

Olimpiada e matematikës u organizua nga Shoqata e Matematikës e Klubit Paskal në Maqedoni.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Papa Francesku ka pritur sot në një audiencë private një delegacion të shtetit shqiptar të kryesuar nga kryetari i Kuvendit z.

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në kryeqytet.

16 anije të mëdha turistike parashikohet të mbërrijnë në sezonet turistike 2019-2020 në portin e Durrësit.

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në kryeqytet.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkinë Durrës, nën drejtimin e zotit Ardian Halili, i emëruar kohët e fundit në 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e zgjedhjeve vendore me dy anëtarë mangut.

Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi, ka reaguar sërish për pakon e dyshimtë, me lëndë artizanale që u gjet mëngj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një thirrje për banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Moti i keq që me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik të shpërndarjes, duke l