Prej ditës së hënë, nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor në të gjithë Shqipërinë. Në Qarkun e Durrësit, janë 34 mijë e 900 nxënës të cilët janë ulur në bankat e shkollës.

Ndonëse në disa institucione arsimore, qofshin 9-vjeçare, qofshin të mesme është ndërhyrë në infrastrukturë, ende mbeten shkolla jashtë çdo standardi, çka i ka ngritur në protestë prindërit dhe fëmijët.

Një situatë e tillë ka ndodhur në fshatin Borake, Shijak, ku nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Adem Sabli" kanë bojkotuar mësimin për shkak të kushteve jo të përshtatshme.

Një qytetar ka denoncuar te faqja "JOQ" rastin në fjalë, teksa tregon se edhe një vit më parë, nxënësit ishin të detyruar të udhëtonin me autobus drejt Maminasit. Ai paralajmëron një tjetër protestë ditën e nesërme, pranë bashkisë së Shijakut teksa thotë se bojktoi do të vijojë.

DENONCIMI I QYTETARIT

"Pershendetje JOQ! Ne fshatin Borake, bashkia Shijak ne shkollen 9-vjecare nuk zhvillohet mesimi per shkak se prinderit dhe nxenesit po protestojnë dhe kane bojkotuar mesimin. Godina e shkolles eshte jashtë çdo standardi dhe femijet vitin e shkuar jane detyruar te udhetojne me autobus drejt Maminasit. Askush s'don t'ja dije. Ne do vazhdojme bojkotimin.
Ervis Sfinjari
Neser do protestojme prane bashkise Shijak. Ju lutem publikojeni problemin tone."