Kryeministri Edi Rama pritet të vijë sot në Durrës për të zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale për bashkinë e qytetit bregdetar nën drejtimin e kandidates socialiste, Valbona Sako.

Takimi do të zhvillohet në orën 18:30 në sheshin kryesor të qytetit, sheshin "Liria", ku prej mesditës së sotme kanë filluar edhe përgatitjet.

Teksa ka nisur ndërtimi i skenës ku do flasë kreu i qeverisë, janë vendosur edhe karriket ku do të ulen të pranishmit, të cilat bien në sy për ngjyrën e zezë që e kanë "nxirë" sheshin në këtë ditë që as dielli nuk është shumë i fortë.