Prokuroria e Tiranës ka thirur sot në pyetje tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt-ekspertizën dhe dolën në konkluzionin se godina e Teatrit Kombëtar duhet shembur.

Lajmin e bën të ditur për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë, kujtojmë se tre specialistët u kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.