22/01/2021 - 12:10
Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj pezullimin nga detyra të Artan Shkëmbit, zv.drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit.
Shkëmbi është pezulluar prej tre muajsh pasi po hetohet për dekonspirim të operacioneve. Mësohet se kërkesa e SPAK është miratuar nga Gjykata e Posaçme.
Ishin partnerët gjermanë që përcollën informacion pranë SPAK se Shkëmbi është i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion.
Për këtë, Gjykata i hapi rrugë hetimit dhe vendosi pezullimin e tij nga detyra. Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit ndërsa më herët Artan Shkëmbi kaloi procesin e Vetting-ut.
/portali DurresLajm/