Një dëshmitare okulare e ngjarjes së rëndë ku dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas rrëzimit të një skele në një pallat shumekatesh ne Tiranë ka postuar në Facebook foto dhe video nga minutat që pasuan këtë tragjedi.

"Llahtar …tmerr..
O Zot c'me pare syte…
Ky pronari i kesaj skele duhet te denohet maksimalisht..
Njerez qe paguen per nje cope buke..pa asnje siguri per jeten .."
,- shkruan dëshmitarja. 

Viktimat nga kjo ngjarje tragjike janë Ergys Brahimaj, 31 vjeç, dhe Orjan Kodra, vjeç 36.

Po kështu janë dëmtuar 2 nga punëtorët që ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, ndër to shtetasit Genti Bardhi, 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.