OBSH përgëzon qeverinë shqiptare, për Ligjin Antiduhan

21/07/2019 - 13:50

OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare për hapat e ndërmarrë për ndalimin e duhanpirjes dhe mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produkteve të duhanit.

Zyra e OBSH për Shqipërinë, nëpërmjet drejtuesit të saj dr. Raúl Gonzáles, i ka dërguar një letër përgëzuese, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për amendamentet e miratuara ditën e enjte, në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë, në Ligjin “Për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit.

“OBSH përgëzon qeverinë e Shqipërisë për hapat e ndërmarrë, për të çuar përpara implementimin e Konventës Kuadër të Kontrollit të Duhanit, duke vendosur si prioritet shëndetin e qytetarëve shqiptarë, mbi interesat e tjera”, -thuhet në letrën drejtuar Ministres Manastirliu.

Në linjë me vendimet e Konferencës së Palëve të Konventës Kuadër të OBSH mbi Kontrollin e Duhanit, Zyra Rajonale e OBSH për Evropën dhe Zyra e OBSH në Shqipëri mbështet qeverinë shqiptare për hapat e ndërmarrë.

“Ju mbështesin fort në eleminimin e dëmeve shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore, që duhani shkakton mbi njerëzit dhe shoqëritë. Ju siguroj se OBSH do të jetë gjithmonë në krahun e interesit të publikut, për implementimin e efektshëm të të gjithë masave ligjore që vendosin shëndetin para gjithçkaje.”-thuhet në letrën drejtuar Ministres Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar sot kompleksin “Thumana”, që do ndërtohet në Thumanë pas prishjes së godinav

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kërkoi nga Prokuroria e Tiranës që të dalë me emra konkretë sa i përket atyre që kanë shkelur rreg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë do

Sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekkas, thotë se lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit që po shënohen ditët e fundit në rajon, nuk përbë

Prokuroria ka dërguar në gjykatë, në limitet e afatit, dosjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë, ish-sekretari i

Sot në kryeqytet u mbajt konferenca e Mesdheut mbi zonat e veçanta me Ndjeshmëri Mjedisore, ku i pranishëm ishte dhe ministri Blendi Klos

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka miratuar sot transferimet e prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Një vjedhje është regjistruar në mes të Durrësit ditën e mërkurë, kur një djalë në moshë të re, i ka rrëmbyer nga qafa varësen e floririt

Forcat RENEA kanë arrestuar sot shtetasin Enrik Lluka, i shpallur në kërkim për vrasjen e kushëririt të tij dhe plagosjen rëndë të vëllai

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra, Marjana Velçanin, kryetaren e Gjykatës Administrative të Durrësit.