Olsian Çela: Prokurorët të ruajnë pavarësinë, jashtë çdo ndikimi ndaj faktorëve të ndryshëm

16/10/2020 - 17:19

Në takimin e sotëm me prokurorët e rrethit gjyqësor Korçë, Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela theksoi rëndësinë e mirëfunksionimit të seksioneve të krijuara për hetimin e krimit financiar, pastrimit të produkteve të veprës penale si dhe konfiskimin e aseteve me origjinë kriminale.

“Eshtë e domosdoshme që prokurorët të kenë një qasje proaktive në punën e tyre, përmes inicimit të hetimeve nisur nga të dhënat e marra prej çdo burimi, duke përfshire këtu edhe median, ndërkohë që duhet të koordinojnë hetimin me institucionet e tjera, edhe në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes institucioneve”. 

Ndër të tjera Prokurori i Përgjithshëm z.Olsian Çela u kërkoi prokurorëve të ruajnë pavarësinë, jashtë çdo ndikimi ndaj faktorëve të ndryshëm. Ata janë prokurorë të Republikës së Shqipërisë dhe kanë detyrimin të rrisin besimin e publikut tek institucioni. Në këtë kuadër, respektimi i udhëzimeve të nxjerra nga Prokurori i Përgjithshëm për marrëdhëniet mes drejtuesve dhe prokurorëve mbetet vital. 

Prokurori i Përgjithshëm, vlerësoi si shumë të rëndësishëm procesin që do të nisë për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në prokurori nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP.

Ky proces nuk duhet të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm përveç se nga merita profesionale dhe transparenca. Prokuroria e Përgjithshme është duke monitoruar punën e çdo drejtuesi të caktuar përkohësisht dhe për kandidatve të cilët kanë shfaqur probleme në drejtim gjatë kësaj periudhe do të informojë KLP-në me qëllim rritjen e objektivitetit në procesin e zgjedhjes. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë mbrëmjes të kësaj të hëne kanë mbetur pa energji elektrike zona e Alliasit, një pjesë e rrugës “Myslym Keta” dhe ish-Kinostudio.

Shqipëria duhet të ndryshojë protokollet shëndetësore për personat e karantinuar.

Pas përfundimit të 2 loteve të para kanë filluar punimet në lotin 3 të segmentit rrugor “Ndërtim rruga Porto-Romano  - Durrës”, ku aktual

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë ditën e nesërme aksionin për shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, në

Defekt teknik pësoi sot një avion i kompanisë Wizz Air. Për pasojë fluturimi me destinacion Venecian është shtyrë me disa orë, ndërkohë q

Ambasada amerikane në Tiranë jep një udhëzim të rëndësishëm për qytetarët që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Që nga ora 13:45 e kësaj të hëne, dhjetëra pasagjerë të linjës Rinas - Venecia kanë mbetur të bllokuar në avion në aeroportin e Rinasit.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1413 test

Burime zyrtare bëjnë me dije për "DurrësLajm" se nga muaji mars, kohë kur nisi pandemia në vendin tonë, dhe deri më 15 t

"Sot Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nxjerrë fituesit për dy pallatet në Durrës.