Kolegji i Apelimit ka vendosur sot të shkarkojë Komisionerin Heral Saraçi, për shkelje të rregullave të punës dhe për ndërhyrje tek puna e komisionerëve të tjerë.

Sipas Kolegjit të Posaçëm, Saraçi u bë pengesë për rregulloren.

Më herët, ishte ONM e cila kërkoi procedimin e Komisionerit Publik, Heral Saraçi.

Sokol Çomo tha: Saraçi nuk njoftoi se dy ditë ishte sëmurë, Sjellje e papranueshme, s’ka përmbushur detyrën. Ka shkaktuar vonesa e zvarritje te pajustifikuara.

Kujtojmë që Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.

Sipas Kushtetutës ky institucion ushtron apelimin  e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.

Komisioneri Publik rivlerëson deklaratat e subjekteve, si dhe bashkëpunon me institucionet vendase dhe të hauja për të konfirmuar vërtetësinë e deklarimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të marrë nën hetim.