ONM rekomandon ankimim për prokurorin Osmani dhe gjyqtarin Medja

Postuar: 09/08/2018 - 16:19

   Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandon ankimimin e dy vendimeve të dy trupave gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 

ONM rekomandon ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative, Shkalla e Parë, Tiranë, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gentjan Medja dhe për Gentian Osmani, magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Rekomandimi i është paraqitur Komisionerëve Publikë sot, më 9 gusht 2018.

"Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë" thuhet në njoftimin për shtyp. 

Në datë 1 gusht 2018, KPK në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja. Ndërsa një ditë më pas, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Osmani

Pak ditë më parë, ONM rekomandoi dhe ankimimin kundër qëndrimit në detyrë të kryetarit të gjykatës së lartë Xhezair Zaganjori

Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. 

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe përfaqëson interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr.

   Trafik tejet i ngarkuar në autostradën Durrës-Tiranë, nga Durrësi deri te Mbikalimi i Fllakës.

   Në Durrës, numri i lindjeve në maternitet ka mbetur konstant gjatë tre viteve të fundit.

   Moti ndryshon duke filluar nga java e ardhshme.

   Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu hyri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth orës 17:00.

   Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se negociatat Athinë – Tiranë janë bllokuar për shkak të rezervave të presidentit

Raportet pozitive nga institucionet e drejtësisë dhe një kontratë pune me kompaninë e bashkëshortes së tij i hapën rrugën vendimit të lir

Tre nga 10 prokurorët, për të cilët kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi hetimin disiplinor janë transferuar nga Prokuroria e Krimeve të Rë

Kryeprokuroria Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan hedhjen e shortit për çështjen "Shullazi".