Në kuadër të “Ditës Kombëtare të Drejtësisë” është zhvilluar një aktivet ku kanë qenë të ftuar përfaqësues nga OPDAT dhe prokurorë. Mishel Lakomi përfaqësuese e OPDAT, tha gjatë fjalës së saj se është një nder që ndodhet sot në këtë takim dhe se është e nderuar që ndodhet pranë Prokurorisë së Tiranës.

Siç  mund ta keni dëgjuar se reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore. Reforma në drejtësi përfaqëson një të ardhme më të shndritshme për shqiptarët. Lufta ndaj korrupsionit është luftë e rëndësishme. Që nga momenti që erdha në Shqipëri takova shumë njerëz të zhgënjyer nga korrupsioni dhe për mënyrën se si veprojnë kriminelët.

SHBA kanë një mesazh; ndryshimi është rrugës. Dënimi i fundit i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar. Ky kriminel u vetëdorëzua dhe pronat e tija u konfiskuan. Ai mori një ndeshim të drejtë”, tha Lakomi.

Ndërkohë, Prokurori i Antimafias në Itali, Francesco Mandoi tha se drejtësia nuk iu intereson vetëm gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe qytetarëve.

Prokurorja Elisabeta Imeraj tha se Prokurorët duhet të jenë kurajozë dhe se ata përballen me vështirësi. “Prokurorët duhet të jenë kurajozë dhe se ne jemi përballur me vështirësi dhe pavarësisht mund të kemi pësuar edhe disa disfata, por sërish ia kemi dalë”, tha ajo.