Krimet e Rënda kanë organizuar një operacion për goditjen e një grupi trafikantësh droge.

Sipas informacioneve të para, mësohet se ky operacion është kryer në të gjithë vendin dhe janë arrestuar disa persona.

Hetimet ndaj grupit të trafikantëve kanë nisur prej disa muajsh nga Krimet e Rënda. Më herët jashtë vendit është bllokuar një sasi e konsiderueshme hashashi.

Detaje të tjera priten në orët në vijim, pasi operacioni vazhdon ende.