Operacioni dhe arrestimi spektakolar i 4 grabitësve të Rinasit (FOTO & VIDEO)

14/02/2017 - 20:31

Një aksion si asnjëherë më parë, në një bashkëpunim ndërmjet FNSH-së dhe forcave speciale RENEA solli sot arrestimin në kohë rekord të 4 prej 6 autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar.

Në pranga u vunë:

Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës  në Shpsf “Rogat”

Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake

Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues  në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.

Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat.

Ndërkohë Policia vijon aksionin edhe për kapjen e dy autorëve të tjerë, të identifikuar dhe të shpallur tashmë në kërkim. Operacioni i policisë, nisi rreth pasdites, ku u monitorua dhe u vu në “shtetrrethim” e gjithë zona nga Preza e deri në Vorë, ku dyshohej se fshiheshin autorët.

Policia ka publikuar edhe pamjet e këtij superaksioni, ku duken të gjitha masat e marra nga policia e deri në arrestimin e autorëve. Policia ka zbuluar edhe një pjesë të shumës së parave, që siç tregohet në video, u gjet në shtëpitë e autorëve, teksa zyrtarisht nuk dihet ende se sa është shuma e zbuluar. 

Sipas hetimeve të policisë, ky grup kriminal është i njëjti që ka kryer edhe grabitjen tjetër, po në aksin e Qafë-Kasharit më 3 Dhjetor të vitit 2015. Ndërsa ekzistojnë dyshime të forta, siç theksoi Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, se autorët janë të njëjtët që kanë grabitur edhe një bankë të nivelit të dytë tek stacioni i trenit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtare, faqja online e Gjykatës Kushtetuese ka hequr emrin e Besnik Muçit si anëtar.

Autoriteti Portual Durrës ka zhvilluar një konferencë këtë të premte, teksa është prezantuar studimi që propozon implementimin e një plat

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit në Durrës, Arben Vrioni për shkak të mosjustifikimit të një

Një 32-vjeçare është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga Policia e Tiranës e dyshuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Disa nxënës të një shkolle në Golem kanë shfaqur shenja helmimi.

Besnik Muçi i është drejtuar sot me një shkresë Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilës i kërkon të shprehet për mandatin e tij si anëtar i

Është mbledhur këtë të premte Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në dy vite ALUIZNI, sot Kadastra ka legalizuar 7100 apartamente dhe 620.000 m² ndërtim në Tiranë.

Informacinet sekrete të Shërbimit Informatik Shqiptar (SHISH) janë të rrezikuara, nga sulmet kibernetike pirate.

Armët ilegale në duar të popullsisë në Ballkan ushqejnë krimin e organizuar e sulmet terroriste në Europë, thotë për DW Markus Bleinb